ZONAT E MBROJTURA, POLITIKAT DHE STRATEGJITË RAJONALE E GLOBALE PËR MENAXHIMIN DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM
Abstract
This article is part of the Book of Proceedings of the INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE “MAIN CHALLENGES OF SUSTAINABLE MANAGEMENT OF ALBANIAN PROTECTED AREAS ACCORDING TO EU DIRECTIVES AND REGULATIONS / 1st SMPA-EU” me DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL
Full text
ZONAT E MBROJTURA, POLITIKAT DHE STRATEGJITË RAJONALE E GLOBALE PËR MENAXHIMIN DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM *Msc.Erta Beti Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Master Profesional në Arkivistikë [email protected] Abstrakt Zonat e Mbrojtura përfaqësojnë një hapësirë gjeografike e dedikuar për mbrojtjen e biodiversitetit dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve. Ky studim synon të analizojë politikat, strategjitë rajonale për zhvillimin e qëndrueshëm në kuadrin e menaxhimit të burimeve natyrore. Rëndësia që ka çështja mjedisore, na bën të reflektojmë që qëndrueshmëria mjedisore, ka marrë një dimension të rëndësishëm në kuadrin e reformave në procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe paralelisht me të edhe koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm. Zhvillimi ekonomik në Shqipëri ka kaluar dhe vazhdon të kalojë nëpër një procesi tepër të gjatë e të thellë historik. Faktorët e rëndësishëm mjedisore, gjeografike, historike, të pasurive natyrore e njerëzore, kanë kontribuar në realizimin e një zhvillimi të gjithanshëm të ekonomisë, pavarësisht dallimeve rajonale. Problematika mjedisore sot shihet si kriza e heshtur e zhvillimit, për shkak të mosmarrjes në konsideratë nga politika në nivel lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndryshimet klimatike por jo vetëm, janë një dëshmi e përdorimit të burimeve natyrore në mënyrë të papërgjegjshme, duke mos marrë në konsideratë shtyllat e zhvillimit të qëndrueshëm: zhvillimin ekonomik, përdorimin me kritere të burimeve natyrore dhe efektet sociale. Jetojmë në një kohë ku bota sot po ndihet gjithnjë dhe më e ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatke, duke përfaqësuar një kërcënim të pathyeshëm për shoqëritë njerëzore. Rëndësia globale që ka Zhvillimi i Qëndrueshëm në jetën ekonomike, sociale, mjedisore, ka bërë që edhe Shqipëria t’u përshtatet politikave dhe strategjive ndërkombëtare , gjë që është reflektuar edhe në hartimin e Strategjive Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, ku fokusi është zhvillimi afatgjatë dhe i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 91 of 199 Botuar në Librin e Artikujve (Book of Proceedings) të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare "Sfidat kryesore të menaxhimit të qendrueshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri sipas Direktivave dhe Rregulloreve të BE-së / 1st SMPA-EU", fq. 91–101. https:// doi.org/10.5281/zenodo.17497509, organizuar në kuadër të Modulit Jean Monnet “Albanian Protected Areas in the Frame of EU Integration: ALPAsEU”, financuar nga BE. ISBN: 9789928488602; e-ISBN: 9789928488633 dhe DOI:https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL Konferenca u organizua në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Shqipëri. 18 tetor 2025
aspektin ekonomik, social e mjedisor. Pavarësisht kompleksitetit që kanë dhe vazhdojnë të kenë problemet mjedisore, nuk është vonë në nisjen në zbatimin e politikave apo programeve të përbashkëta në nivel rajonal apo lokal. “Të veprojmë lokalisht duke menduar globalisht”, zë një vend të rëndësishëm përballë sfidave jo vetëm mjedisore, por edhe ekonomike dhe sociale për një zhvillim të qëndrueshem. Fjalë Kyçe; Zonat e Mbrojtura, Zhvillimi i Qëndrueshëm, Strategjitë Ndërkombëtare, Edukimi Mjedisor. PROTECTED AREAS, REGIONAL AND GLOBAL POLICIES AND STRATEGIES FOR SUSTAINABLE MANAGEMENT AND DEVELOPMENT *Msc.Erta Beti University of Tirana, Faculty of History and Philology, Professional Master in Archival Studies [email protected] Abstract Protected Areas represent a geographical space dedicated to the protection of biodiversity and the sustainable development of communities. This study aims to analyze regional policies and strategies for sustainable development in the context of natural resource management. The importance of the environmental issue makes us reflect that environmental sustainability has taken on an important dimension in the context of reforms in the integration process of Albania in the European Union and, in parallel, the concept of sustainable development. Economic development in Albania has gone through and continues to go through a very long and deep historical process. Important environmental, geographical, historical, natural and human resources factors have contributed to the realization of comprehensive economic development, despite regional differences. The environmental problem is today seen as a silent development crisis, due to the lack of consideration by politics at the local, 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 92 of 199
regional, national and international levels. Climate change, but not only, is evidence of the irresponsible use of natural resources, without considering the pillars of sustainable development: economic development, the rational use of natural resources and social effects. We live in a time where the world today is increasingly exposed to climate change, representing an insurmountable threat to human societies. The global importance of Sustainable Development in economic, social, and environmental life has led Albania to adapt to international policies and strategies, which is also reflected in the drafting of National Strategies for Development and Integration, where the focus is on the long-term and sustainable development of protected areas in economic, social, and environmental aspects for sustainable development. Despite the complexity of environmental problems, it is not too late to initiate joint actions and policies or programs at the regional or local level. "Thinking the world locally" takes its place in facing not only environmental, but also economic and social challenges for sustainable development. Keywords: Protected Areas, Sustainable Development, International Strategies, Environmental Education. Hyrje Shqipëria po përparon drejt përmbushjes së kushteve për të nisur procesin e negociatave me Bashkimin Europian. Më 16 shtator 2025, Bashkimi Europian hapi zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë për Cluster 4, përfshirë Kapitullin e 27 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, megjithëse angazhimi i Shqipërisë mbetet ende në pritje. Zonat e Mbrojtura duke përbërë 16 % të territorit shqiptar, ato janë gurëthemeli i natyrës dhe i ruajtjes së biodiversitetit. Në mënyrë që të mbyllet ky grupkapitull, Shqipëria do të duhet të kthejë ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura. Në dokumentin zyrtar negociues Bashkimi Europian synon që Shqipëria të shfrytëzojë dispozitat e dëmshme të Ligjit 21, 2024 “Për Zonat 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 93 of 199
e Mbrojtura,1 duke ndalur kështu zhvillimet ndërtimore në zonat e ndjeshme, deri në një vlerësimin mjedisor transparent. Në Draft gjithashtu propozohet që Shqipëria, duhet të zbatojë Konventën “Aarhus”, për të garantuar pjesëmarrjen e qytetarëve dhe organizatave joqeveritare në raport me planet e zbatimit të direktivave për ajrin, ujin, mbetjet, natyrën dhe klimën, në afatet dhe buxhetin e qartë. Konventa e Aarhusit paraqet një ndër mekanizmat kryesor të demokracisë në fushën e mjedisit, në vendet që e kanë ratifikuar atë që nga viti 1998. Konventa, qytetarin e thjeshtë, nga një bartës detyrimesh e bën një partner aktiv në vendimmarrjen për çështjet mjedisore duke ia siguruar atij kështu: të drejtën për të qenë i informuar për situatën mjedisore ku jeton, të drejtën jo vetëm për të marrë pjesë aktive në vendimmarrje për çështje mjedisore, por të ketë edhe të drejtën e qasjes në mbrojtjen ligjore në rast të shkeljes të së drejtës së tij për një mjedis të pastër. Investimet në këto Zonat e Mbrojtura veçanërisht në infrastrukturë, pajisje dhe kapacitetet, ishin të pamjaftueshme para fillimit të projektit NatureAL të financuar nga Bashkimi Europian. Ky projekt investoi në disa Zona të Mbrojtura në Shqipëri, duke mbuluar 66% të territorit kombëtar nën mbrojtje. Investimet më të rëndësishme janë përkushtuar veçanërisht në parqet kombëtare në Llogara, Divjakë dhe Dajti, ashtu si edhe rinovimi i ndërtesave të parqeve kombëtare mes masash si donatori më i madh në Shqipëri, Bashkimi Europian, është i 1 Ligji Nr. 21/2024 ‘’Për Zonat e Mbrojtura”. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 94 of 199
përkushtuar për ta përmirësuar standardin e jetesës para se Shqipëria të jetë anëtare e familjes europiane.2 Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri për Zonat e Mbrojtura Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është vizionare. Ajo kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të përafrohet me standardet europiane. Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i Bashkimit Europian, përbën konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithë përfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent. Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, sipas kuadrit ligjor të Bashkimit Europian ‘Për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimit ndërkombëtar të Shqipërisë3’. KUADRI STRATEGJIK; Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 202220304 Vizioni: “Bashkimi Europian për Biodiversitetin Shqipëria 2030 - Një ekonomi dinamike pjesë e Bashkimit Europian dhe rajonit që ofron kushte të barabarta për rritjen e mirëqenies së të gjithë qytetarëve të saj mbështetur në një demokraci funksionale që garanton të drejtat themelore dhe liritë e njeriut. Qëllimi i përgjithshëm: Integrimi evropian dhe shtyllat kryesore: ➢Demokracia dhe fuqizimi i institucioneve dhe qeverisjes së mirë, 2 Direktiva 2003/4/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, 28 Janar 2003, mbi qasjen publike në Informata Mjedisore. 3 Delegation of the European Union to Albania https://www.eeas.europa.eu/delegations/albania_en 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 95 of 199
➢Agjenda për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ndërlidhjen dhe rritjen e gjelbër. “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”- Çfarë është Kapitulli 27? Kapitujt janë politika të BE-së, të ndara në fushën specifike të rregullimit nga acquis e BE-së që çdo vend që aspiron negociatat për në BE duhet të përmbushë objektivat dhe standardet specifike të kapitullit. Nga 35 kapituj gjithsej, Kapitulli 27 është për Mjedisin dhe Ndryshimin Klimatik ku formësohet politika mjedisore e BE-së4. Politika mjedisore e BE-së synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojë mjedisin për brezat e ardhshëm. Ajo bazohet në masa parandaluese, parimin ndotësi paguan, luftën kundër dëmtimit mjedisor në burim, përgjegjësinë e përbashkët dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e tjera të BE-së. Acquis e BE-së përfshin mbi 200 akte ligjore, të cilat për qëllime negocimi janë të grupuara në 73 akte ligjore kryesore (direktiva dhe rregullore) nën Kapitullin 27 - Mjedisi dhe Ndryshimi Klimatik dhe që mbulojnë legjislacionin horizontal, cilësinë e ujit dhe të ajrit, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës, kontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimin e rrezikut, kimikatet, zhurmën dhe ndryshimet klimatike. Bashkimi Europian ndodhet në një moment vendimtar të zgjerimit dhe Shqipëria është më afër se kurrë objektivit të saj për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Projektet mjedisore në Shqipëri të financuara nga Bashkimi Europian Në kuadër të EU4GreenGen, Bashkimi Europian ka financuar në vendin tonë disa projekte që kanë impakt në ekonomi dhe në tranzicionin e gjelbër. Ndërsa në Tiranë -Baldushk, një projekt 4https://enlargement.ec.europa.eu/system/files/202010/green_agenda_for_the_western_balkans_enP DF Stacy D. Vandeveer, EU Enlargement and the Environment. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 96 of 199
i financuar nga Bashkimi Europian Ecofungi ‘Shëndërrimi i mbetjeve bujqësore në mundësi’5, një laborator biologjik, i cili ofron menaxhim të qëndrueshëm të burimeve dhe ka impakt në ekonominë qarkulluese të zonës. Një start-up si rrjedhojë e transformimit të materialeve të ndërtimit në produkte dizajnimi, siç është rasti i ambazhurëve. Ekofungi, një sipërmarrje e re premtuese në Shqipëri, krijuar nga specialistë të rinj mjedisorë që synojnë të krijojnë një BioLab në zonat rurale të Tiranës për prodhimin e kërpudhave. Bazuar në konceptet e ekonomisë qarkulluese dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, nisma trajton dy çështje kritike: punësimin e të rinjve në zonat rurale dhe nën-shfrytëzimin e mbetjeve organike. Ekofungi kultivon kërpudha në një mënyrë inovative duke përdorur si substrat mbetjet e bujqësisë, si kashtë dhe mbetje druri. Figura 1; *Ekofungi, startup-i financuar nga Bashkimi Europian i ngritur në një BioLab të mbetjeve organike në Baldushk-Tiranë.© 5 The Challenge Fund Is the grant scheme of the project EU4Innovation, in support of innovative startups. https://challengefund.euforinnovation.al/?fbclid=PAdGRzdgNmJgRleHRuA2FlbQIxMQABpwu1tmSC4 3IRfM9MmLPhqyfRuyA7pCSZRPH1U38NXqSLuDtqME9Y1V93VBbE_aem_Y00Fj1sO_Cm7j1XXaaD OBg 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 97 of 199
Këto materiale, të cilat shpesh hidhen në mënyrë të papërshtatshme ose digjen, përfundojnë në depo ose në kanale ujore, tani ripërdoren për të rritur produkte ushqimore dhe më pas përdoren si plehra natyrale, duke përfunduar kështu ciklin e burimeve. Ky koncept promovon ekosisteme më të pastra, emetime më të ulëta dhe shëndet më të mirë të tokës. Në kuadër të ndryshimeve klimatike dhe presioneve natyrore që po përjeton vendi ynë, sot natyrën e shohim si një nga asetet më të rrezikuara. Shpyllëzimi, ndërtimet pa kriter, zjarret dhe mungesa e planeve afatgjata për mbrojtjen e biodiversitetit, po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë ruajtjen e ekuilibrit natyror. Ne duhet të ndërhyjmë me politika të qarta dhe të qëndrueshme, që të garantojnë mbrojtjen e habitateve, menaxhimin e duhur të burimeve ujore dhe ripyllëzimin e zonave të dëmtuara. Bashkimi Europian po bashkëpunon me Shqipërinë falë inovacionit dhe projekteve që lidhen me ekonominë qarkulluese.“Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi – Advokim për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri është projekti i cili po zbatohet në Shkodër i mbështetur nga Bashkimi Europian6. Ky projekt që synon ngritjen e një grup veprimi për mbrojtjen e zonës Bunë-Velipojë si dhe të nxisë një qeverisje më të mirë të zonave të mbrojtura, përmes advokimit, transparencës dhe pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse. Këto projekte shënojnë hapjen e sesionit të parë të workshop-eve të projektit, me qëllim identifikimin e problematikave që hasen në menaxhimin e resurseve natyrore, si dhe për të fuqizuar angazhimin në monitorimin dhe advokimin mjedisor7. Projekti "Zonat e mbrojtura kanë rëndësi” do të zgjasë për 3 vite dhe zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Është 6 Direktiva 85/337, datë 27 Qershor 1985, për vlerësimin e efekteve mjedisore të disa projekteve private dhe publike. 7 https://ec.europa.eu/clima/eu-action/climate-strategies-targets/progress-made-cutting-emissions_en 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 98 of 199
hequr nënzonimi në Zonat e Mbrojtura të kategorisë V – "Peizazh i Mbrojtur”, ku sipas Konventës së Ramsarit, zona të tilla kërkojnë mbrojtje. Duke qenë se Shqipëria e ka firmosur këtë Konventë, ekosistemi i Vjosë-Nartës e përcaktur si zonë ‘Emerald' nën Konventën e Bernës, megjithëse kjo zonë mbetet ende nën mbrojtjen e ligjit ndërkombëtar. A duhet ta vazhdojë Bashkimi Europian agjendën e anëtarësimit me Shqipërinë? Komisioni Europian ka rekomanduar në raportin e tij të vitit 2023 për Shqipërinë se vendi duhet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e vlerësimeve të ndikimit mjedisor dhe strategjik në projekte, si dhe të zbatojë dhe monitorojë rekomandimet që rrjedhin nga këto vlerësime. Për më tepër, në të njëjtin raport, Komisioni Evropian theksoi se legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen e biodiversitetit, pasi mund të lejojë investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura. Bashkimi Evropian u kushton vëmendje të madhe çështjeve mjedisore në kuadër të negociatave të anëtarësimit dhe vazhdojn të diskutojë me autoritetet shqiptare mbi përafrimin e duhur të legjislacionit shqiptar me acquis të BE-së, si dhe në monitorimin dhe zbatimin e tij. Paketa e Maleve, zhvillim i qëndrueshëm apo kërcënim për natyrën? Shqipëria është e bekuar me pasuri natyrore. Në këtë frymë, miratimi i një ligji të ri të ashtuquajtur “Paketa e Maleve”,8 hapi rrugën për një regjim të ri investimesh në zonat malore, me qëllimin e deklaruar për të zhvilluar turizmin dhe për të ringjallur ekonominë rurale. Një 8 Ligj Nr. 20/2025, datë 13.3.2025 “Për Paketën e Maleve’’. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 99 of 199