THE IMPORTANCE OF COMMUNITY DEVELOPMENT PLANS FOR THE MANAGEMENT OF PROTECTED AREAS The case of Butrint National Park
Abstract
This article is part of the Book of Proceedings of the INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE “MAIN CHALLENGES OF SUSTAINABLE MANAGEMENT OF ALBANIAN PROTECTED AREAS ACCORDING TO EU DIRECTIVES AND REGULATIONS / 1st SMPA-EU” me DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL
Full text
THE IMPORTANCE OF COMMUNITY DEVELOPMENT PLANS FOR THE MANAGEMENT OF PROTECTED AREAS The case of Butrint National Park Phd Esmeralda Laçi1 Phd Ermal Sina2 Dr. Enkelejda Billa3 e-mail: [email protected] Abstract Effective management of protected areas today requires an integrated approach that combines environmental protection, cultural valorization, and community involvement. In this context, community development plans are gaining strategic importance, as recognized by UNESCO, serving as tools capable of enhancing sustainability and territorial resilience. Butrint National Park, inscribed on the UNESCO World Heritage List, represents an emblematic case: in addition to its outstanding archaeological and natural value, it functions as a laboratory of participatory governance where institutions, management authorities, residents, and economic stakeholders collaborate in defining shared objectives. This study analyzes the process of community planning in Butrint Park, highlighting three key dimensions: safeguarding cultural and natural values, integrating local socioeconomic needs, and aligning with UNESCO directives and European sustainable development policies. The approach combines qualitative and comparative tools, with particular attention to mechanisms of public participation and the evaluation of the social and economic impact of the plans. Findings show that the implementation of community development plans not only fosters more inclusive and transparent management but also strengthens the sense of belonging and shared responsibility in the site's protection. In the case of Butrint, these instruments have proven essential in balancing conservation requirements with opportunities for sustainable tourism and local development. The study concludes with operational recommendations that can be replicated in other protected areas, emphasizing how the integration of UNESCO guidelines with local needs represents a key to ensuring the long-term vitality of World Heritage sites. Keywords: Community development plans; UNESCO; Butrint National Park; protected areas; local participation; sustainable management. 1 University “Ismail Qemali” of Vlore, Faculty of Humanities, Department of Education, Vlore, Albania 2 University “Ismail Qemali” of Vlore, Faculty of Humanities, Department of Education, Vlore, Albania 3 University “Ismail Qemali” of Vlore, Faculty of Humanities, Department of Education, Vlore, Albania 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 56 of 199 Botuar në Librin e Artikujve (Book of Proceedings) të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare "Sfidat kryesore të menaxhimit të qendrueshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri sipas Direktivave dheRregulloreve të BE-së / 1st SMPA-EU", fq.56–66. DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17497428, organizuar në kuadër të Modulit Jean Monnet “Albanian Protected Areas in the Frame of EU Integration: ALPAsEU”, financuar nga BE. ISBN: 9789928488602; e-ISBN: 9789928488633 dhe DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL Konferenca u organizua në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Shqipëri. 18 tetor 2025
1. Hyrje Në dekadat e fundit, menaxhimi i zonave të mbrojtura kulturore dhe natyrore është zhvendosur nga një qasje thjesht konservuese drejt një modeli të integruar të zhvillimit të qëndrueshëm, ku komunitetet lokale luajnë rol thelbësor në planifikim dhe vendimmarrje. Kjo qasje përputhet me dokumentet bazë të UNESCO-s (2015; 2021) dhe të ICOMOS-it (2019), të cilat theksojnë rëndësinë e planeve të zhvillimit të komunitetit si instrumente strategjike për ruajtjen afatgjatë të vlerave të trashëgimisë botërore. Sipas këtyre udhëzimeve, çdo vend duhet të garantojë që menaxhimi i siteve të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Botërore të kombinojë mbrojtjen e integritetit dhe autenticitetit me përfshirjen aktive të popullsisë lokale në zhvillim. Në këtë kontekst, Plani i Zhvillimit të Komunitetit për Parkun Kombëtar të Butrintit (BMF, 2024) përbën një rast studimor unik për Shqipërinë dhe më gjerë. Ai është konceptuar si një dokument i gjallë, i cili i jep komuniteteve përreth sitit një rol aktiv në ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të trashëgimisë, duke lidhur ruajtjen e pasurive arkeologjike me zhvillimin ekonomik lokal. Butrinti, i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1992, është jo vetëm një hapësirë e jashtëzakonshme arkeologjike e kombinuar me peizazhe natyrore të rralla, por edhe një laborator i qeverisjes pjesëmarrëse, ku për herë të parë në Shqipëri është testuar në praktikë koncepti i bashkëmenaxhimit ndërmjet institucioneve publike, fondacioneve dhe komuniteteve. Në të njëjtën linjë me praktikat ndërkombëtare të rekomanduara nga European Framework for Action on Cultural Heritage (2018), ky plan përpiqet të krijojë ura midis trashëgimisë kulturore dhe mirëqenies lokale, duke i trajtuar komunitetet jo si përfitues pasivë, por si aktorë të bashkëpërgjegjshëm në proceset e menaxhimit. Përmes nismave si krijimi i grupeve lokale të veprimit (LAGs), zhvillimi i trajnimeve për angazhim komunitar, dhe hartimi i strategjive të komunikimit publik, BMF ka vendosur themelet për një model të ri bashkëpunimi midis trashëgimisë dhe zhvillimit territorial Në nivel kombëtar, ky proces ka për qëllim të adresojë disa nga sfidat më të thella të zonës përreth Butrintit, siç janë emigrimi i të rinjve, mungesa e diversifikimit ekonomik, dhe perceptimi i kufizimeve që vijnë nga statusi i mbrojtur UNESCO. Përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe komunikimi të hapur, projekti synon të krijojë një ekuilibër midis ruajtjes së vlerave dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke e shndërruar trashëgiminë kulturore në burim prosperiteti për komunitetet lokale. Kjo punë synon të analizojë pikërisht këtë proces, mënyrën se si Plani i Zhvillimit të Komunitetit për Butrintin e përkthen filozofinë e UNESCO-s në praktikë, cilat janë mekanizmat e bashkëpunimit lokal që janë vënë në funksion, dhe si mund të shërbejë ky model për site të tjera UNESCO në Shqipëri, si Berati dhe Gjirokastra. Duke qenë pjesë e grupit të punës në hartimin e raportit të BMF, autorja ka patur mundësinë të ndjekë nga 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 57 of 199
afër fazat e planifikimit, konsultimit dhe analizës komunitare, duke kontribuar në strukturimin e komponentëve socialë dhe komunikues të planit. 2. Gjendja e studimeve (Stato dell’arte) Në dekadat e fundit, literatura ndërkombëtare mbi menaxhimin e trashëgimisë botërore dhe zhvillimin komunitar ka evoluar nga një fokus konservues drejt një paradigme më të gjerë që ndërthur ruajtjen e vlerave kulturore me zhvillimin socio-ekonomik lokal. Sipas UNESCO-s (2015; 2021), përfshirja e komuniteteve lokale në menaxhimin e siteve të Trashëgimisë Botërore është thelbësore për të siguruar që ruajtja të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë. Kjo përfshirje përfshin jo vetëm konsultimin publik, por edhe bashkëpronësinë mbi proceset e vendimmarrjes dhe përfitimet ekonomike që burojnë nga menaxhimi i suksesshëm i trashëgimisë. 2.1 Trashëgimia dhe zhvillimi i qëndrueshëm Një nga kontributet më të rëndësishme në këtë drejtim vjen nga ICOMOS (2019), i cili nënvizon se trashëgimia kulturore duhet të trajtohet si një burim zhvillimi në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (SDGs). Po ashtu, European Commission (2018) në dokumentin European Framework for Action on Cultural Heritage e konsideron trashëgiminë si katalizator të zhvillimit të qëndrueshëm lokal, duke propozuar politika që lidhin menaxhimin kulturor me inovacionin dhe ekonominë lokale. Autorë si Buckley (2004) dhe Honey (2008) kanë theksuar se modelet e turizmit të qëndrueshëm që lidhen me zonat e mbrojtura kanë sukses vetëm kur komunitetet lokale marrin pjesë në mënyrë aktive në planifikim dhe përfitojnë direkt nga aktivitetet ekonomike. Sipas Kiss (2004), mungesa e pjesëmarrjes komunitare shpesh sjell dështimin e politikave konservuese, sepse krijon distancë midis institucioneve menaxhuese dhe popullsisë që jeton në afërsi të siteve. Në të njëjtën linjë, Timothy & Boyd (2003) argumentojnë se trashëgimia nuk mund të ruhet në mënyrë të qëndrueshme pa ndërtimin e kapitalit social dhe kulturor të komuniteteve lokale, të cilat janë depozituese të dijes tradicionale dhe praktikave të ruajtjes. Kjo ide është e mbështetur edhe nga OECD (2020), e cila thekson rëndësinë e planeve të zhvillimit të komunitetit si instrumente që garantojnë kohezion social dhe qëndrueshmëri territoriale. 2.2 Planet e zhvillimit të komunitetit në sitet UNESCO Në nivel praktik, disa studime ndërkombëtare kanë dokumentuar rolin e planeve të zhvillimit të komunitetit (Community Development Plans) si mekanizma kyç për menaxhimin efektiv të siteve të Trashëgimisë Botërore. Në Kenya (Mombasa Old Town) dhe Jordan (Petra), planet komunitare janë përdorur për të balancuar ruajtjen e 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 58 of 199
monumenteve me nevojat e zhvillimit urban dhe për të forcuar ndjenjën e identitetit lokal (UNESCO, 2018). Në këto raste, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komuniteteve është bërë përmes formimit të këshillave lokalë të trashëgimisë dhe fondeve komunitare që mbështesin iniciativat kulturore dhe turistike. Në rajonin e Ballkanit, studime të ICOMOS Europe (2020) dhe Council of Europe (2021) evidentojnë se sfidat më të mëdha në menaxhimin e siteve UNESCO lidhen me mospërfshirjen e plotë të komuniteteve në proceset e planifikimit, mungesën e komunikimit transparent dhe varësinë nga financime të jashtme. Për këtë arsye, shumë vende kanë filluar të zhvillojnë plane të integruara të zhvillimit komunitar, që lidhin menaxhimin e trashëgimisë me strategjitë e zhvillimit rural dhe turistik. 2.3 Kontributi shqiptar dhe rasti i Butrintit Në kontekstin shqiptar, literatura mbi menaxhimin e trashëgimisë dhe zhvillimin komunitar është ende në faza të hershme. Megjithatë, raporti i Fondacionit Butrint Management Foundation (BMF, 2024) përbën një hap të rëndësishëm në këtë drejtim. Ky raport ka ndërtuar një model të qartë të planifikimit komunitar të integruar, që përfshin analizën e kontekstit socio-ekonomik, konsultimet publike, vlerësimin e burimeve njerëzore dhe zhvillimin e strategjive për pjesëmarrje aktive Ndryshe nga qasjet tradicionale të përqendruara në menaxhimin fizik të siteve, plani i Butrintit vendos theksin tek dimensioni njerëzor i trashëgimisë, duke njohur rolin e komunitetit si aktor i zhvillimit dhe ruajtjes. Kjo qasje përkon me përfundimet e Fennell (2020), i cili thekson se trajtimi i komuniteteve si partnerë dhe jo si përfitues është parakusht për suksesin e politikave të ruajtjes në vende në zhvillim. Raporti i BMF është gjithashtu në përputhje me strategjitë e UNESCO-s për përfshirjen e komuniteteve (Community Involvement Guidelines, 2019), duke ofruar një shembull të aplikimit praktik të këtyre udhëzimeve në kontekstin shqiptar. Në këtë kuadër, Butrinti mund të konsiderohet si laboratori i parë institucional për zbatimin e qeverisjes bashkëpunuese në fushën e trashëgimisë kulturore, me potencial për t’u riprodhuar në site të tjera shqiptare si Berati dhe Gjirokastra. 3. Materialet dhe Metodologjia e studimit 3.1 Qasja e përgjithshme Ky studim bazohet në një qasje cilësore, analitike dhe pjesëmarrëse, e cila ndërthur metodat e kërkimit shkencor me përvojën praktike të përfituar gjatë hartimit të Planit të Zhvillimit të Komunitetit për Parkun Kombëtar të Butrintit (BMF, 2024). Qëllimi metodologjik është të analizojë rolin e planeve të zhvillimit të komunitetit si instrumente 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 59 of 199
të menaxhimit të qëndrueshëm të siteve UNESCO, duke marrë si rast studimor përvojën konkrete të Butrintit. Qasja metodologjike është ndërtuar mbi parimet e UNESCO World Heritage Capacity Building Strategy (2011) dhe të ICOMOS “People-Centred Approaches to Heritage” (2019), që theksojnë se menaxhimi efektiv i trashëgimisë kulturore kërkon bashkëpunim ndërmjet aktorëve institucionalë dhe shoqërisë civile, duke i vendosur komunitetet lokale në qendër të procesit. 3.2 Burimet dhe materialet e përdorura Ky artikull mbështetet në tri kategori kryesore materialesh: Dokumente strategjike ndërkombëtare – si raportet e UNESCO-s (2015, 2021), ICOMOS-it (2019), European Commission (2018) dhe OECD (2020), të cilat përkufizojnë kornizat konceptuale të përfshirjes komunitare në sitet e trashëgimisë. Dokumente kombëtare dhe institucionale shqiptare – përfshirë Ligjin nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, Planin Kombëtar të Kulturës 2020–2025 dhe Planin e Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit (2020). Dokumentacioni i prodhuar gjatë procesit të hartimit të Planit të Zhvillimit të Komunitetit për Butrintin (BMF, 2024), përfshirë draftet analitike, komentet e ekspertëve, procesverbalet e takimeve konsultative dhe versionet përfundimtare të planit Për më tepër, janë analizuar edhe dokumente të Bashkive Sarandë, Konispol dhe Finiq, të cilat mbulojnë zonën përreth Butrintit dhe kanë rol direkt në implementimin e masave të zhvillimit komunitar. 3.3 Metodat e përdorura Metodologjia e studimit kombinon analizën dokumentare, vëzhgimin e drejtpërdrejtë dhe vlerësimin e pjesëmarrjes komunitare. Analiza dokumentare është përdorur për të identifikuar qëllimet, objektivat dhe strukturën e planit BMF në raport me standardet e UNESCO-s dhe ICOMOS-it. Vëzhgimi i drejtpërdrejtë është realizuar gjatë punës së grupit ndërinstitucional, ku autorja ka marrë pjesë aktive në proceset e hartimit të planit, konsultimit me komunitetet dhe përgatitjes së strategjisë së komunikimit publik. Ky rol ka mundësuar një kuptim të thellë të dinamikave të ndërveprimit midis institucioneve dhe komuniteteve. Analiza e pjesëmarrjes komunitare është bazuar në metodën e focusgroups me përfaqësues të komuniteteve fshatare përreth sitit (Ksamil, Xarrë, Shën Dëlli, Aliko), si dhe në vlerësimin e perceptimeve të banorëve mbi përfitimet dhe kufizimet e statusit UNESCO. Gjatë procesit të analizës, janë përdorur gjithashtu indikatorë tematikë të zhvillimit komunitar, si: 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 60 of 199
•niveli i përfshirjes në vendimmarrje, •përqindja e iniciativave ekonomike të lidhura me trashëgiminë, •ndjenja e përkatësisë dhe e krenarisë kulturore, •akses në informacion dhe komunikim publik, •dhe ndikimi i planit në kohezionin social të komuniteteve lokale. 3.4 Korniza analitike Për vlerësimin krahasues, është përdorur modeli i Good Heritage Governance Framework i adaptuar nga UNESCO (2018), i cili analizon pesë dimensione kryesore: •koordinimi institucional; •pjesëmarrja komunitare; •transparenca dhe komunikimi; •menaxhimi ekonomik dhe social; •qëndrueshmëria mjedisore dhe kulturore. Kjo kornizë ka shërbyer si bazë për të krahasuar përvojën e Butrintit me praktikat e suksesshme ndërkombëtare (p.sh. Petra, Dubrovnik, Matera) dhe për të identifikuar elementët që mund të përshtaten në kontekstin shqiptar. 3.5 Roli i grupit të punës Grupi i punës që hartoi Planin e Zhvillimit të Komunitetit për Butrintin përbëhej nga ekspertë të trashëgimisë, zhvillimit rural, ekonomisë lokale dhe sociologjisë. Autorja e këtij artikulli ka kontribuar drejtpërdrejt në hartimin e seksionit të analizës sociale dhe të pjesëmarrjes komunitare, duke mbledhur dhe analizuar të dhënat e terrenit, përfshirë intervistat me banorë dhe përfaqësues lokalë. Ky përfshirje e drejtpërdrejtë garanton një kuptim empiriko-shkencor të procesit dhe e lidh analizën akademike me realitetin praktik të zbatimit të planit. 4. Rezultatet Analiza e dokumentacionit të Planit të Zhvillimit të Komunitetit për Parkun Kombëtar të Butrintit (BMF, 2024) dhe e materialeve plotësuese ka nxjerrë në pah një sërë rezultatesh të rëndësishme që lidhen me qasjen e re të menaxhimit bashkëpunues, me përfshirjen e komuniteteve lokale dhe me ndikimin e planit në zhvillimin socio-ekonomik të zonës. 4.1 Rritja e ndërgjegjësimit komunitar dhe ndjenja e pronësisë Një nga rezultatet më të rëndësishme të procesit është rritja e ndërgjegjësimit të komuniteteve lokale për vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Gjatë punës së grupit të BMF, u zhvilluan një seri takimesh me banorë të fshatrave përreth parkut (Ksamil, Xarrë, Aliko, Shën Dëlli), ku u diskutuan mënyrat se si statusi i mbrojtur 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 61 of 199
UNESCO mund të kthehet në burim përfitimesh të qëndrueshme ekonomike. Sipas analizës së fokus-grupeve, mbi 70% e pjesëmarrësve deklaruan se pas përfshirjes në konsultime ndihen “më të lidhur me Butrintin” dhe e perceptojnë sitin si pjesë të identitetit të tyre lokal, jo vetëm si aset kombëtar. Ky ndryshim në perceptim përfaqëson një ndryshim paradigme në mënyrën se si komuniteti e koncepton marrëdhënien midis mbrojtjes dhe zhvillimit 4.2 Identifikimi i sfidave socio-ekonomike Plani i zhvillimit evidenton se sfidat kryesore për komunitetin përreth Butrintit lidhen me: •mungesën e diversifikimit ekonomik (varësia nga turizmi sezonal); •emigrimin e të rinjve dhe mungesën e kapaciteteve për ndërmarrësi; •perceptimin e statusit të mbrojtur si pengesë për zhvillim; •mungesën e koordinimit ndërmjet institucioneve vendore dhe qendrore. Këto sfida përputhen me konstatimet e UNESCO-s (2021) për zonat e mbrojtura në vendet në zhvillim, ku menaxhimi efektiv kërkon integrimin e politikave të ruajtjes me ato të zhvillimit lokal. Raporti i BMF e adreson këtë përmes propozimit të platformës lokale të bashkëpunimit, e cila do të funksionojë si një forum i përhershëm ndërmjet përfaqësuesve të parkut, bashkive, operatorëve turistikë dhe organizatave të komunitetit. 4.3 Krijimi i mekanizmave të përfshirjes aktive Një tjetër rezultat i dukshëm është ndërtimi i mekanizmave konkretë të përfshirjes komunitare. Këta mekanizma përfshijnë: •ngritjen e Grupeve Lokale të Veprimit (Local Action Groups – LAGs), që kanë për detyrë të identifikojnë dhe zbatojnë iniciativa komunitare (BMF, 2024); •zhvillimin e workshopeve trajnues mbi turizmin e qëndrueshëm, marketingun lokal dhe ruajtjen e trashëgimisë; •përgatitjen e udhëzuesit të komunikimit publik dhe ndërgjegjësimit, i cili ndihmon institucionet dhe komunitetet të komunikojnë në mënyrë transparente për çështjet që lidhen me menaxhimin e parkut Këto veprime kanë rritur ndjeshëm nivelin e besimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit, duke krijuar bazat për një qeverisje bashkëpunuese (co-management), e cila deri para disa vitesh mungonte në sistemin e administrimit të trashëgimisë kulturore shqiptare. 4.4 Ndikimi në zhvillimin ekonomik lokal Një nga objektivat kryesore të planit ka qenë nxitja e zhvillimit ekonomik përmes diversifikimit të aktiviteteve lokale. Sipas analizës së BMF (2024), Butrinti ka potencial të madh për zhvillimin e produkteve të markës “Butrint Brand”, që lidhin identitetin kulturor me prodhimet vendore, gastronominë dhe artizanatin. Krijimi i një marke të tillë, 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 62 of 199
e mbështetur në partneritete publike-private, mund të rrisë vlerën e shtuar të ekonomisë lokale dhe të zgjerojë sezonin turistik përtej muajve verorë. Gjithashtu, plani parashikon zhvillimin e shërbimeve të interpretimit kulturor (cultural interpretation), ku banorët e zonës do të trajnohen për të ofruar eksperienca për vizitorët përmes rrëfimeve historike, udhëzimeve arkeologjike dhe përfaqësimit të traditave lokale. Ky model është i frymëzuar nga përvojat ndërkombëtare në site si Petra (Jordani) dhe Matera (Itali), të cilat kanë demonstruar se përfshirja aktive e komuniteteve rrit vlerën e eksperiencës turistike dhe ruan autenticitetin e vendit (Buckley, 2004; Honey, 2008). 4.5 Ndikimi institucional dhe kulturor Plani i zhvillimit ka sjellë gjithashtu një ndikim pozitiv në nivel institucional, duke përmirësuar koordinimin ndërmjet aktorëve shtetërorë dhe fondacioneve që menaxhojnë sitin. Përmes procesit të konsultimeve, është arritur të krijohet një linjë e qartë komunikimi ndërmjet Fondacionit Butrint, Ministrisë së Kulturës dhe bashkive lokale, gjë që më parë përbënte një pengesë për zbatimin e politikave të përbashkëta. Në aspektin kulturor, projekti ka ndihmuar në forcimin e identitetit dhe krenarisë lokale. Pjesëmarrësit në proces raportuan se ndihen më të përfaqësuar dhe më të dëgjuar, gjë që përputhet me objektivat e UNESCO Community Involvement Framework (2019). Kjo tregon se plani nuk është thjesht një instrument teknik, por një proces social dhe edukativ, që ka ndikuar në mënyrën se si komuniteti e percepton veten në raport me trashëgiminë. 4.6 Sfida në zbatim Megjithëse rezultatet janë pozitive, raporti i BMF evidenton disa sfida që kërkojnë ndjekje të mëtejshme, si: •nevoja për burime të qëndrueshme financiare për zbatimin e planit; •mungesa e një kornize ligjore që njeh planet komunitare si pjesë të detyrueshme të planeve të menaxhimit të trashëgimisë; •dhe rreziku i kthimit të pjesëmarrjes komunitare në një formalitet nëse nuk mbështetet me trajnime dhe monitorim të vazhdueshëm. Në përgjithësi, rezultatet tregojnë se Plani i Zhvillimit të Komunitetit për Butrintin ka shërbyer si një pilot-projekt kombëtar, që demonstron mënyrën se si përfshirja e komuniteteve mund të përmirësojë ruajtjen, menaxhimin dhe qëndrueshmërinë e siteve të Trashëgimisë Botërore në Shqipëri. 5. Rekomandime dhe përfundime Rezultatet e analizës tregojnë se Plani i Zhvillimit të Komunitetit për Parkun Kombëtar të Butrintit përfaqëson një përvojë të suksesshme të bashkëmenaxhimit midis institucioneve publike, fondacioneve dhe komuniteteve lokale. Ai demonstron se përfshirja e drejtpërdrejtë e komuniteteve në planifikim, komunikim dhe zbatim është një faktor 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 63 of 199
vendimtar për qëndrueshmërinë afatgjatë të siteve të Trashëgimisë Botërore. Megjithatë, për të garantuar vazhdimësinë e këtij procesi, nevojiten ndërhyrje strategjike në disa drejtime kyçe. 5.1 Rekomandime për Butrintin 1. Institucionalizimi i Planit të Zhvillimit të Komunitetit Plani duhet të njihet zyrtarisht si pjesë integrale e Planit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Kjo do të mundësojë që masat e parashikuara të kenë fuqi detyruese dhe të monitorohen në mënyrë sistematike nga Ministria e Kulturës dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM). 2. Krijimi i një fondi të dedikuar për zhvillimin komunitar Raporti i BMF (2024) rekomandon ngritjen e një Fondi Lokal të Trashëgimisë dhe Zhvillimit, i cili të financojë projekte të iniciuara nga komunitetet për ruajtjen, promovimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të trashëgimisë. Fondi mund të administrohet në partneritet me Fondacionin Butrint dhe njësitë vendore, duke siguruar transparencë dhe pjesëmarrje të barabartë. 3. Forcimi i kapaciteteve të komuniteteve locale Duhet të zhvillohen programe të rregullta trajnimi në fushat e turizmit të qëndrueshëm, menaxhimit të mikro-bizneseve, marketingut lokal dhe ruajtjes së trashëgimisë. Këto trajnime do të mundësojnë krijimin e një “rrjeti lokal të operatorëve të trashëgimisë”, të cilët mund të bashkëpunojnë për zhvillimin e produkteve të markës “Butrint Brand”. 4. Përmirësimi i komunikimit ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve Rekomandohet ngritja e një Platforme të Përhershme të Dialogut Komunitar, që të shërbejë si hapësirë për ndarjen e ideve, monitorimin e zbatimit të planit dhe parandalimin e konflikteve të interesit. Një komunikim i qëndrueshëm dhe i hapur do të ndihmojë në ndërtimin e besimit reciprok, që është themel për qeverisjen bashkëpunuese. 5. Monitorimi dhe vlerësimi periodik i planit Duhet të hartohet një mekanizëm i matshëm vlerësimi, që përfshin indikatorë socialë, ekonomikë dhe mjedisorë, në përputhje me standardet e UNESCO-s (World Heritage Capacity Building Indicators, 2021). Ky monitorim duhet të kryhet çdo 2–3 vjet dhe të shërbejë si bazë për përmirësimet e ardhshme të planit. 5.2 Rekomandime për aplikim në site të tjera UNESCO në Shqipëri Përvoja e Butrintit mund të shërbejë si model praktik për site të tjera shqiptare si Berati, Gjirokastra dhe Apolonia, me përshtatje në kontekstet përkatëse. Bazuar në analizën e sukseseve të planit BMF, sugjerohen këto hapa: •Zhvillimi i planeve të ngjashme komunitare për çdo sit UNESCO, në bashkëpunim me bashkitë dhe komunitetet lokale, me qëllim të forcimit të kapaciteteve dhe krijimit të rrjeteve të sipërmarrjeve të vogla kulturore. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 64 of 199